Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Landin e Bavarisë, Gjermani, me ftesë të Kryeministrit bavarez Markus Söder si pjesëmarrës në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).
Pas takimit me grupin parlamentar të CSU, Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin bavarez Markus Söder, Kryetarin e grupit parlamentar të CSU Klaus Holetschek dhe anëtarin e Parlamentit Europian, Manfred Weber.
Një nga temat që preku kryeministri ishte edhe emigracioni i paligjshëm dhe marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për këtë çështje. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria nuk është zgjidhja, por vendi ynë mund ta bëjë pjesën e saj për të kontribuuar në këtë zgjidhje. Sipas tij, e gjithë familja europiane duhet të bjerë dakord për të një përgjigje të vetme.
“Sigurisht kemi folur edhe për mënyrën sesi Shqipëria e sheh dhe si Shqipëria mendon të kontribuojë, kundër migracionit të paligjshëm përmes marrëveshjes që kemi arritur me Italinë. Më duhet të them se Shqipëria nuk është zgjidhja pasi jemi shumë të vegjël dhe nuk kemi mjetet për të qenë zgjidhja, pikë së pari, dhe së dyti, sepse zgjidhja nuk është madje as në duart e një vendi të madh si Gjermania, por Shqipëria mund të bëjë pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje, ashtu siç çdo vend europian duhet të bëjë pjesën e vet për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një përgjigje mbarë europiane”.
Rama theksoi se Shqipëria do që të jetë plotësisht pjesë e BE-së dhe për këtë arsye po bën punën e saj. Me këtë rast ftoi të gjithë të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë duke theksuar lulëzimin e turizmit vitin që lamë pas.
“Ne duhet të bëjmë punën tonë, po bëjmë gjëra të mira, mendoj, në shumë fusha. Ekonomia jonë po ecën më mirë, turizmi ynë po lulëzon e meqë ra fjala, ju ftoj të gjithëve të vini e të na vizitoni. Nuk do të pendoheni dhe do donit të ktheheni dhe natyrisht, duam të bëjmë gjëra me qeverinë e Landit të Bavarisë dhe do të ishim shumë të lumtur që të ishim të dobishëm”, u shpreh Rama.
Në takimin tradicional të CSU u adresua lidershipi i Unionit, mbi sfidat europiane dhe Shqipëria si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor./tvklan.al
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...