Dy helikopterë britanikë kryen fluturime sot mbi Tiranë

17:29 | 21 Janar 2024
D.H

Dy helikopterë britanikë të tipit Merlin kryen fluturime sot mbi kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë bëhet e ditur se kjo vizitë tregon se shteti shqipar është një partnere solide e Britanisë së Madhe dhe aleatëve tjerë të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit, shkuran Arbresh.info.

“Të përkushtuar për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar potencialet tona të përbashkëta”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme