Google ADS

Asnjë i lënduar nga shpërthimi afër shtëpisë së Armand Dukës

23:01 | 24 Janar 2022
Përparim Bublaku

Një shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Sasia e tritolit ka shpërthyer pranë shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm dera e jashtme e banesës së Dukës. Ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë./TVKLAN/

https://www.arbresh.info/shqiperi/shperthim-ne-shtepine-e-presidentit-te-fshf-armand-duka/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme