Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar nga Teatri Kombëtar 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Në Teatrin Kombëtar po zhvillohet dhe konkursi për monumentin e kujtesës së heronjve të demokracisë.
Gjatë fjalës së tij, Basha ka folur dhe në lidhje me qëndresën e Aleancës për Teatrin, për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kryeopozitari u shpreh se ajo i tregoi botës “që shqiptarët nuk janë ata ku i ka katandisur ky regjim”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/496191454377780/
Basha pohoi se shqiptarët duhet të bëhen bashkë për lirinë e Kombit. Mes të tjerash kryedemokrati tregoi se mbrëmjen e 19 shkurtit të vitit 1991-in, ishte pranë shtatores së Enver Hoxhës, busti i të cilit ditën tjetër u rrëzua.
“Mirënjohja i takon të gjithë atyre që ndezën para 29 vitesh shkëndijën e shpresës e bashkë me të edhe flakën e demokracisë e lirisë së ndërgjegjes së një kombi. E sot jemi mbledhur për ta kujtuar atë. Ata bënë të mundur jo vetëm shembjen e shtatores së diktatorit, pro edhe sjelljen para këmbëve të studentëve të asaj që përfaqësonte frikën, tmerrin terrorin dhe simbolin e një diktature 50 vjeçare. Me të njëjtën kuraje qytetarët e Tiranës i janë bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që mbrojnë shumë më shumë se një godinë që i tregojnë botë se shqiptarët nuk janë ata ku i ka katandisur ky regjim. Nuk janë njerëzit e frikës, nuk janë njerëzit e vesit, nuk janë njerëzit e krimit, por populli fisnik që di të mbrojë me çdo sakrificë artin dhe artistët që di t’i bëjë fre babëzisë, që di të bëhet diga e fundit e padrejtësisë atëherë kur duket se ajo ka pushtuar gjithçka, që di të mbrojë të drejtat Kushtetuese që e bëjnë Europën Europë, atëherë kur duket se Kushtetuta ka dhënë shpirt. Ky është mesazhi i qëndresës për teatrin Këtë natë të 20 shkurti i 2020 le të betohemi se forca jonë, mendjet tona do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë, të sigurojë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë, për kombin tonë”, tha Basha.
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...