29 vjeçarja që humbi jetën nga rryma elektrike ishte shtatzënë

12:55 | 12 Gusht 2022
K.B

Një grua e re humbi jetën në një incident tragjik mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen 14 të qytetit bregdetar. Familjarët e kanë gjetur pa jetë në oborr të renë, ndërsa dyshohet se ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Nga hetimet e para rezulton se kabulli që zgjatej përmes oborrit për të furnizuar me energji lavazhin para shtëpisë ka bërë masë dhe në kontakt me rrethimin metalik është kthyer në përcjellës masiv të energjisë. Në padijeni gruaja e re ka rënë në kontakt me të dhe ka gjetur vdekjen.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktima ishte shtatzënë.

Gjithsesi do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e vdekjes./Tch/

Bien në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në oborrin e shtëpisë 29 vjeçarja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme