Google ADS

29 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

20:05 | 8 Tetor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 29 qytetarë me koronavirus, nga 561 testime, ndërsa 38 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë 344 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë Shqipërinë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë./a2cnn/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme