28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

10:06 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e azilit në Bad Driburg, besohet t`i ketë vënë vetë zjarrin objektit.

Kështu shkruajnë sot mediat gjermane duke iu referuar informacioneve nga udhëheqësit e hetimeve, njofton wdr.de. Sipas tyre, një defekt teknik si shkaktar i zjarrit mund të përjashtohet ashtu si dhe ndonjë veprimi qëllimshëm i personit të tretë.

Shqiptarja 28-vjeçare duket se ka vënë zjarrin me qëllimin për të mbytur veten, transmeton albinfo.ch. Në këtë pistë çojnë, sipas hetuesve, jo vetëm shenjat e zjarrit në vendin e fatkeqësisë por edhe një mesazh që i është gjetur gruas në telefonin e saj celular.

Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, një refugjate shqiptare 28 vjeçe ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e azilit në Gjermani. Në strehimoren qendrore për refugjatë në Clemensheim të Bad Driburg-ut, në pasditen e të premtes, rreth orës 16:30 ka shpërthyer një zjarr në katin e dytë të ndërtesës.

Këtu ka gjetur vdekjen shqiptarja ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de. Fjala është për një grua me handikap, ndërsa e gjithë qendra e azilit këtu është e banuar me azilkërkues me nevoja të veçanta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme