Ndonëse vetëm në edicionin e tretë, Maratona e Tiranës ia ka dalë që të fitojë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar, çka premton një garë të vërtetë sportive. Në garën që do të mbahet me datë 7 tetor do të jenë 2500 vrapues nga mbi 28 shtete të ndryshme të botës, që nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Australi dhe në Zelandën e Re.
Vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar 19 garues. Por ajo që spikat është se këtë vit do të ketë pjesëmarrës edhe nga Hondurasi, tregues ky i ndërkombëtarizimit të Maratonës së Tiranës.
Por, harta e pjesëmarrjes së garuesve në Maratonën e Tiranës pritet që të zgjerohet edhe më tej, pasi ende vijojnë regjistrimet dhe një numër i lartë kanë shprehur interes.
Pjesëmarrësit në garë do të kenë mundësi që të garojnë në 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.
Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.
Me projektin “Fun Run” Bashkia e Tiranës synon të edukojë brezat përmes sportit, për të qenë të vendosur dhe me vetëbesim, në rrugën e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Gjithashtu, kjo të jetë një mënyrë e mirë për t’i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkurruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.
Përveçse një ngjarje sportive për garuesit, Maratona e Tiranës është edhe një mundësi fantastike për promovimin e qytetit tek turistët e tuaj duke e futur kryeqytetin në hartën e vendeve më tërheqëse në botë e duke gjeneruar ekonominë e turizmit./Top Channel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...