28-29 Nëntori, ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Mos bëni festa

17:46 | 27 Nëntor 2020
A. B.

Kjo fundjavë përkon me festat e 28-29 nëntorit, që na gjejnë në një situatë të pazakontë për shkak të situatës me pandeminë e Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë apel qytetarëve që gjatë ditëve të festave të nëntorit të shmangin grumbullimet masive me më shumë se 10 vetë.

Kanë kërkuar të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar, për të kufizuar në maksimum përhapjen e infeksionit.

“Patriot është kush respekton rregullat për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ngjashme