Pasi sot u konfirmuan 27 raste të reja me Covid19 në vend, kryeministri Edi Rama thotë se kemi hyrë në zonën e zjarrit dhe armiku po synon të marrë më shumë jetë.
“SOT, KUR SHUMË PREJ JUSH KANË FILLUAR TË MENDOJNË SHUMË GABIMISHT SE E KEQJA TANIMË S’ËSHTË RREZIKU I VDEKJEVE MASIVE, PO MBYLLJA NË SHTËPI HALLET EKONOMIKE, JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM JO SHUMË, PO PAK VRIMA NË BARRIKADAT TONA!”, shkruan Rama.
Rama poashtu ka postuar një video që tregon situatën në Iran prej pandemisë.
Kryeministri Rama në FB:
? SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!
? SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!
? SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!
? SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!
? SOT, KUR SHUMË PREJ JUSH KANË FILLUAR TË MENDOJNË SHUMË GABIMISHT SE E KEQJA TANIMË S’ËSHTË RREZIKU I VDEKJEVE MASIVE, PO MBYLLJA NË SHTËPI HALLET EKONOMIKE, JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM JO SHUMË, PO PAK VRIMA NË BARRIKADAT TONA!
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...