Përveç vajzës 26- vjeçare që u kap në flagrancë duke ushtruar prostitucion me tre klientë njëherësh, Policia e Tiranës ka identifikuar edhe 5 vajza të tjera që ishin rekrutuar nga grupi që u godit dy ditë më parë, raporton “Panorama”.
Bëhet fjalë për 5 studente në fakultete të ndryshme në kryeqytet, të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion nga dy të arrestuarit e operacionit “Free time”, Maria Thanas dhe 38-vjeçari M. Çela, si dhe tre persona të tjerë, që janë shpallur në kërkim.
Burime nga grupi hetimor thanë dje se ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa secilës u është marrë deklarim për të shpjeguar rrethanat se si ishin përfshirë në rrjetin e prostitucionit. Të njëjtat burime thanë se studentet kanë pranuar se kanë ushtruar prostitucion, nisur edhe nga nevoja ekonomike që kanë pasur.
Ndërsa kanë identifikuar si organizatore të grupit 26-vjeçaren Maria, tashmë e arrestuar nga Policia. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se përveç tyre, janë edhe vajza të tjera që mund të kenë ushtruar prostitucion për llogari të personave të arrestuar.
Duke shpjeguar rrethanat se si funksiononte grupi, Policia e Tiranës tha se Maria Thanas, 26 vjeçe dhe 38-vjeçari M. Çela ishin personat që gjenin dhe rekrutonin vajza për ushtrim prostitucioni. Klientët ishin kryesisht persona me një pozicion të lartë ekonomik, mes të cilëve edhe biznesmenë italianë që administrojnë call-center-a në Tiranë.
Çmimet për disa orë me një prej vajzave në motelet rreth Liqenit Artificial varionin nga 50 deri në 100 euro. Por në rastet kur mes klientëve dhe vajzës arrihej marrëveshja për orgji, me 2 ose 3 klientë njëherësh, pagesa shkonte deri në 250 euro.
Vajzat që janë shfrytëzuar për prostitucion për llogari të këtij grupi treguan mënyrën se si hynin në kontakt me tutorët.
Sipas tyre, ishte vetë Maria ajo që i kontaktonte. Fillimisht në rrjetin social “Facebook”, ku bëhej biseda paraprake dhe më pas u linte takim, ku u shpjegonte hollësisht se si duhej të vepronin. Vajzat janë shprehur se fillimisht kanë refuzuar, por më pas, nevoja për para i ka shtyrë ato që të pranojnë.
Vajza nga Korça, Maria Thanas, e arrestuar tashmë për shfrytëzim prostitucioni, disa muaj më parë ka qenë një prej viktimave të trafikut. Në një operacion të Antitrafiqeve të Tiranës, që u zhvillua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në tetor të vitit të kaluar, Maria u ndalua kur një grup personash që u arrestuan nga Policia, po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë.
Maria, bashkë me një vajzë tjetër, në atë kohë u konsideruan viktima të trafikut dhe u strehua në një qendër pritjeje në Tiranë, por edhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin ushtruar prostitucion në disa zona të ndryshme të Tiranës. Nga viktimë trafiku, tashmë Maria ishte kthyer në tutore të vajzave të tjera, kryesisht bashkëmoshatare të saj dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...