Google ADS

25 mijë pushues kosovarë në Shqipëri vetëm gjatë vikendit

15:04 | 15 Korrik 2017
Arbresh.info

Edhe këtë fundjavë, që në orët e para të mëngjesit, rreth 25 mijë qytetarë kosovarë kaluan doganën e Morinës për të pushuar në Shqipëri.
Në kufi, pavarësisht fluksit të lartë nuk pati pritje të gjata.

Policia kufitare ka rritur edhe numrin e punonjësve për të mos krijuar anomali, ndërsa rruga e Kombit monitorohet nga policitë e dy shteteve.

Përkundër fluksit gjithnjë në rritje, kontrollimi gjatë kalimit të kufirit në Morinë bëhet në mënyrë efikase si nga policia kufitare, ashtu edhe nga doganierët, shkruan Top Channel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme