Policia Shqiptare ka njoftuar për dhjetëra gjoba të shqiptuara gjatë natës së mbrëmshme në aksin Tiranë-Durrës.
Pas njoftimit se një veturë “Audi” ishte kapur nga radari duke lëvizur me shpejtësi 213 km\h, Policia ka publikuar të dhëna për veturën tjetër, e cila sipas tyre është kapur me 212 km\h.
Sipas Policisë, makina “Mercedes Benz 320” drejtohej nga 24 vjeçari H.N., nga Tirana.
“Në një trafik me kaq shumë lëvizje, në kushte të lagështirës në rrugë dhe shumë faktorëve të tjerë dhe të guxosh të qarkullosh me shpejtësi 212 km/orë, kjo është vetëvrasje për drejtuesin e mjetit, por edhe rrezik i madh për të gjithë përdoruesit e rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia sqaron se ngasësi është proceduar për kundërvajtje.
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...