Gjatë vitit 2022, shtetasit shqiptarë, që u urdhëruan të ktheheshin nga vendet e Bashkimit Europian ishin 24,395, shifër 8.05% më e lartë se ajo e vitit 2021, ku 22,470 shqiptarë u urdhëruan për t’u kthyer nga vendet e BE-së, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Vendet me më shumë shtetas shqiptarë të kthyer ishin Franca (7,105 urdhra kthimi), Greqia (6,540), Italia (3,370), Gjermania (2,700) dhe Belgjika (1,430).
Kthimet totale
Në tremujorin e katërt të vitit 2022 (TM4 2022), 123 865 shtetas nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së (+11% krahasuar me TM3 2022), dhe 28 155 shtetas nga vendet jo-anëtare të BE, u kthyen në një vend tjetër, duke përfshirë vende të tjera të BE, (+9% krahasuar me TM3 2022).
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri i shtetasve jashtë BE-së, të urdhëruar të largohen, u rrit me 37% dhe numri i personave të kthyer u rrit me 22%.
Ky informacion vjen nga të dhënat për emigrimin e parregullt dhe kthimet, publikuar nga Eurostat.
Ky artikull paraqet një sërë gjetjesh nga artikulli më i detajuar i Shpjegimit të Statistikave mbi kthimet e emigrantëve të parregullt – statistika tremujore (Statistics Explained article on returns of irregular migrants – quarterly statistics).
Shqiptarët, të tretët për numrin e lartë të të kthyerve në tremujorin e katërt
Mes anëtarëve të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jashtë BE, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj në TM4 2022: 36 835 persona, që përfaqësojnë pothuajse një të tretën e totalit (30%).
Franca u pasua nga Kroacia (19 795; 16%), Austria (8 985; 7%), Greqia (8 510; 7%), Gjermania (7 450; 6%) dhe Italia (7 000; 6%).
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Bullgaria ishte anëtarja e BE-së, që regjistroi rritjen më të lartë relative në numrin e personave të urdhëruar për t’u larguar (+537%), duke u rritur nga 510 në TM3 2022 në 3 235.
Shifrat e Irlandës gjithashtu, pothuajse u trefishuan për të njëjtën periudhë, nga 145 në 415 (+191%).
Për sa i përket shtetësisë së personave të urdhëruar të largohen, afganët (13 240; 11% e totalit të njerëzve të urdhëruar të largohen) kryesuan listën, të ndjekur nga marokenët (9 470; 8%) dhe algjerianët (8 510; 7%).
13% e kthimeve totale në BE të raportuara nga Franca
Në rastin e shtetasve jashtë-BE të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi gjithashtu numrin më të madh të shtetasve jashtë-BE të kthyer në TM4 2022 (3 790; 13% e totalit të kthimeve), e ndjekur nga Gjermania ( 3 545; 13%), Suedia (2 625; 9%) dhe Çekia (2 605; 9%).
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, Çekia regjistroi rritjen më të lartë në terma relative (+262%), nga 720 kthime në 2 605./Monitor
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...