Google ADS

2,230 raste të reja dhe 5 të vdekur nga COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

18:36 | 22 Janar 2022
A Z

Pesë viktima dhe 2.230 persona të infektuar me Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Viktimat janë një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Nga 6,598 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar 1053 raste pozitive në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu, 1,894 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.

Në njoftimin e saj, Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, me qëllim mbrojtjen e vetes dhe shëndetin e të tjerëve. Ajo thotë se çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Ministria thotë se vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

“Qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet, gjithashtu edhe respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, citohet nga njoftimi.

Statistika (22 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,230

Të shëruar në 24 orë 1,894

Të shtruar në spitale 146

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 6,598

Testime totale 1,621,211

Raste pozitive 246,412

Raste të shëruara 218,679

Raste Aktive 24,436

Humbje jete 3,297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11,288

Fier 1,913

Elbasan 1,707

Durrës 1,644

Shkodër 1,761

Vlorë 1,498

Gjirokastër 1,192

Korçë 984

Berat 958

Lezhë 908

Dibër 306

Kukës 277./tch

Të ngjashme