Sot mbushen plot 22 vite nga ekzekutimi i Azem Hajdarit. Pikërisht në këtë ditë të zezë për familjen Hajdari nuk mund të mungonte edhe një dedikim nga vajza, Rudina Hajdari.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rudina shkruan se babai i mungon çdo ditë, por premton publikisht që do të ecë në rrugën e tij dhe nuk do ta tregtojë kurrë lirinë dhe rrugën e drejtësisë.
“Babi, 22 vite pa ty pranë fizikisht janë shumë. Por ti je me mua përditë.
Je me mua kur zgjohem dhe shpesh e ndiej sikur me thua si dikur pasuria e gjithë botës është në duart e tua kur je njeri i lirë dhe i ndershëm.
Je me mua kur luftoj, e ndiej fuqinë tënde që më motivon dhe më shtyn të fitoj.
Je me mua kur takoj mijëra shqiptarë të cilët ende sot mbas 22 vitesh të kujtojnë sikur të kishin takuar dje.
Je me mua kur më jep forcën të ndjek rrugën tënde. Rrugën e drejtësisë, rrugën e lirisë, rrugën e njerëzve të lirë.
Më ka marrë malli, por të ndiej përditë, sepse mundohem të eci në hapat e tua.
Në hapat e një njeriu që kurrë nuk e tregtoi lirinë.
Do eci, ta premtoj!”, shkruan Rudina Hajdari.
https://www.facebook.com/rudinahajdari/posts/1410089789335502
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana
Driloni merr në krah Sarën dhe e dërgon në shtrat
Rasti “Thaçi dhe të tjerët” me vendim për pjesëm...