22 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

20:16 | 11 Nëntor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë informoi për situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki: 12 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.

Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme