Google ADS

22 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

19:01 | 28 Tetor 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informoi për situatën në 24 orët e fundit.

Janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 22 qytetarë, në këto bashki: 6 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamëz, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë.

Janë 221 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme