21 vjeç, as mjeke e as infermiere, por bën trajtime delikate në fytyrë

01:14 | 4 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Pas qendrave estetike, sot “Stop” flet për një tjetër klinikë “Elda Klinik”, e cila, sipas denonuesve bën shumë procedura të paautorizuara. Elda Elezi, personi që bën dermapenin, peeling kimik, apo tërheqjen e fytyrës, është vetëm 21 vjeçe dhe nuk është mjeke.

“Stop” pyeti tek Urdhri i Mjekut dhe Urdhri i Infermierit dhe kthyen përgjigje se Elda Elezi nuk figuron as si infermiere dhe as si mjeke dhe nuk është e licensuar.

Gazetarja: Nga vetë emri “Elda Klinik” presupozohet se personi i cili punon, pra vetë Elda Elezi të jetë mjeke ose infermiere. Për këtë arsye, emisioni investigativ “Stop” i nisi një email zyrtar Urdhrit të Infermierit, është apo jo infermiere. Nga përgjigjia e Urdhrit të Infermierit, rezulton se në regjistër na figurojnë disa persona të tjerë me po të njëjtin emër dhe mbiemër, por nuk korrespondon me personin në fjalë. Atëherë, i referohemi Urdhrit të Mjekut, shprehet se: Nga verifikimet e kryera, znj. Elda Elezi nuk rezulton të jetë anëtare e regjistruar pranë Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë dhe për pasojë, nuk është pajisur me licensë.

Sipas vendodhjes, klinika e Elda Elezit ndodhet pikërisht tek zona e Myslym Shyrit. Për të gjetur vendodhjen e saktë, emisioni “Stop” inflirton 2 agjentë, të cilët hiqen si klientë. Agjentët e inflirtuar të emisionit “Stop”, i drejtohen “Elda Klinik”.

Klinika estetike Elda:

Qytetari: Si kaluat?

Punonjësja: Si jeni?

Qytetari: Mori gjë nusja ime në telefon?

Elda Elezi: Është ky numri? Të ta tregoj?

Qytetari: Po!

Elda Elezi: Po ok ja, ok hajde, se do dalim…!

Qytetari: Është me…po qante fëmija edhe prandaj erdha të pyes unë

Elda Elezi: Po, po këtu jemi. Po, me mua foli.

Qytetari: Ah, ok për këtë donte ajo, çmimet e….

Elda Elezi: Për çfarë?

Qytetari: Dermapen!

Elda Elezi: Po pra, se për atë fola. Të dal të sqarohem vetë me nusen?

Qytetari: E kam lënë tek shkolla makinën.

Elda Elezi: Tek shkolla “Vasil Shanto”?

Qytetari: Ç’është kjo shkolla këtu…?

Elda Elezi:Këtu mbrapa? Të vij t’ia shikoj nuses? Të shkojmë bashkë?

Qytetari: Po t’i dërgon me ashtu ajo (telefon). Unë çmimet doja të dija!

Elda Elezi: 35 është dermapeni.

Qytetari: Po mo dhe strija tha?

Elda Elezi: Strija? Ku? Te pjesa e kofshës?

Qytetari: Te beli këtu!

Elda Elezi: E kuptoj! Se pa e parë nuk them dot diçka. Më kupton?

Qytetari: Më jep në një fletë çmimet mua, t’ia çoj unë dhe flisni vetë pastaj!

Elda Elezi: T’ia nis tek Whatsupi, më kupton?/tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme