Prokuroria Posaçme, SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të BE ‘Europol’ dhe ‘Eurojust’, ka zhvilluar një operacion anti-drogë të shtrirë në disa qytete të vendit, Maqedoni, Itali dhe Greqi.
Prokurori i SPAK Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Coast to Coast”, ku janë lëshuar 21 urdhër arreste.
Sipas tij grupi kriminal, trafikonte drogë nga vende si Siria dhe Turqia drejt Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë dhe vendeve të tjersa të BE-së…
Ndër të tjera Mara bëri me dije se kanë nisur hetimin për 21 anëtarët e grupit kriminal ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti, ku 20 prej tyre janë ekzekutuar.
Mësohet se mes të arrestuarve është dhe polici Marash Gjoni nga strukturat e kufirit Shkodër.
Trafikantët e kamuflonin drogën në vende ku edhe skanerat e kishin të vështirë t’i gjurmonin. Kanabisi në formë çokollate vinte nga Siria, heroina nga Turqia ndërsa kokaina nga Shqipëria shpërndahej drejt vendeve të tjera.
NJOFTIMI I SPAK
Më datë 16.10.2020 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.249, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formë të posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga shkëmbimi i të dhënave me Autoritetet Italiane të Drejtësisë dhe konkretisht me Prokurorinë e Firences,Itali (Seksioni Antimafia) janë administruar të dhëna për një grup të strkturuar kriminal, që ushtronte aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri me destinacion Italinë dhe vende të tjera të BE-së.
Në këto kushte, duke qenë se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar kriminal shtrihej në dy vendet, Itali dhe Shqipëri, është ngritur një Skuadër e Përbashkët Hetimore midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Itali, me koordinimin e EUROJUST.
Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal është konstatuar se të dyshuarit e këtij aktiviteti kriminal kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, duke trafikuar lëndë narkotike nga vendet e Lindjes së Masme,Turqi,Greqi, si dhe vende të tjera drejt Shqipërisë e më pas me destinacion Italinë dhe vendet e tjera të BE-së.
Në vijim janë evidentuar të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kriminal dhe më pas është vijuar me veprime proceduriale proaktive për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.
Pas një hetimi 2-vjeçarë, SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, EUROJUST, EUROPOL, Reparti i Karabinierisë Compagnia Borgo San Lorenzo (Firence), Policinë e Shtetit, Zyrën e Interforcës Italiane dhe Agjenci të tjera të zbatimit të ligjit, kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal për 21 anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, të përfshirë në disa raste trafikimi të lëndëve narkotike nga vende të Lindjes së Mesme, drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të BE-së.
Konkretisht, lënda narkotike e sekuestruar, e llojit “Kokainë”,“Heroinë”,“Marijuanë”, “Risinë”, është siguruar në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, më pas është trafikuar në Greqi, Shqipëri me destinacion Italinë dhe vendet e BE-së.
Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro.
Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masat e sigurimit personal për 21 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334, 287 e 259 të Kodit Penal.
Me datë 27.06.2023 është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 20 persona nën hetim dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar një person.
Gjatë ekzekutimit të vendimit të gjykatës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç