Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se viti 2024 i tejkaloi pritshmëritë në nisje të tij, teksa Shqipëria tanimë ka një imazh të transformuar në arenën ndërkombëtare.
Në fjalën e mbajtur në darkën e fundvitit me trupin diplomatik, Rama u shpreh se ekonomia e vendit është rritur, dhe shtoi se vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mirëpresë Komunitetin Politik Europian
“Ky vit i tejkaloi pritshmëritë në nisje të tij dhe mund të themi se, së fundi, Shqipëria ka hyrë në fazën e grupeve të ligës botërore të turizmit, por ka hyrë për të qëndruar dhe për të ecur më tej. Viti i ri do të fillojë me borxhin më të ulët publik, që kur kemi marrë detyrën dhe me parashikimin më të lartë të të ardhurave. Monedha jonë s’ka qenë kurrë më e fortë, inflacioni është në nivele normale dhe vëllimi më i madh i investimeve private që kemi pasur ndonjëherë, vendase dhe të huaja, është gati të hyjë në ekonominë e vendit ose në listën më të gjatë ndonjëherë. Paga mesatare e sektorit publik është afër nivelit tavan prej 1 000 eurosh dhe hendeku i pagave midis sektorit publik dhe privat po mbyllet më shpejt sesa parashikohej”, tha Rama.
“Ndërkohë, për herë të parë në historinë demokratike të vendit tonë, papunësia po shkon në prag të një niveli njëshifror dhe vitin që vjen, Shqipëria do të mirëpresë Komunitetin Politik Europian, një ngjarje e madhe, e jashtëzakonshme ndërkombëtare, që flet sa një mijë fjalë për imazhin e transformuar të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare”, shtoi kryeministri shqiptar.
“Kam edhe shumë më shumë për të thënë për vitin që po lëmë pas dhe ju e dini të gjithë, jam i sigurt, që jam më i miri për t’i zgjatur fjalimet deri në dhimbje… roli ynë, si anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrja jonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, forcat tona të përbashkëta në fronte të ndryshme, moria e marrëveshjeve tona dypalëshe dhe, sërish, përparimi ynë i mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e të tjera, të tjera, të tjera… Po mos u shqetësoni, mund t’i përmbledh të gjitha shkurtimisht me një fjalë të vetme: Përkushtim! Përkushtim absolut ndaj vendit tonë, ndaj qytetarëve tanë, ndaj miqve dhe partnerëve tanë”, theksoi ai./abcnews.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...