Gjatë këtij viti të ri pritet të marrë fund dilema nga Gjykata Kushtetuese nëse zgjedhjet lokale të 30 qershorit ishin të ligjshme apo jo. Më pak se 3 muaj do të ketë jetë parlamentare pasi deputetë të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend do të angazhohen në fushatë elektorale. Gjithashtu zgjedhjet e 25 prillit pritet të rikthejnë në parlament PD dhe aleatët e saj.
Viti 2020 u mbyll me bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese pas 3 vitesh, të paktën në bazë të numrit.
Por nëse kjo gjykatë do të funksionojë vërtetë, siç ndërkombëtarët kanë lobuar fort, do të shihet nëse anëtarët do të arrijnë të bëjnë 5 vota pro ose kundër për çështje të rëndësishme, siç janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019 apo vendimi për shembjen e Teatrit.
Parlamenti do ta nisë sesionin e ri parlamentar me votimin e ndryshimeve në qeveri, një riciklim të kabinetit më pak se 4 muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Ligji për Presidentin, i cili u trumbetua shumë nga socialistët për të kufizuar kompetencat e Ilir Metës, me shumë gjasa do të mbetet në sirtarët e PS, pasi mazhoranca ende nuk është bindur për ta depozituar në Kuvend.
Deri në mars gjithashtu duhet të përfundojë punën edhe Komisioni i Posaçëm parlamentar për raportin e Dick Marty për pretendimin e burgjeve të UÇK-së në Shqipëri si dhe lidhjet e Lulzim Bashës me këtë histori.
Por të gjitha këto nisma nuk do të kenë angazhimin maksimal të deputetëve në Parlament, pasi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do t’i angazhojnë ato në fushatë elektorale.
Socialistët për një mandat të tretë qeverisës, ndërsa deputetët e rinj të parlamentit do të provojnë forcën e tyre pa logon e PD-së dhe LSI-së.
Të gjithë do të duan të hyjnë në Parlamentin e zgjedhur pas 25 prillit pavarësisht se për partitë e reja do të jetë një mision i pamundur për të mundur PS dhe PD në terren.
2021 pritet të rikthejë PD dhe aleatët e saj në Parlament, por nëse do të jetë në kampin e mazhorancës apo të opozitës, kjo do të shënohet nga vota e qytetarëve dhe llogaritë e koalicioneve paszgjedhore.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve