ITALI- Mihallaq Boraku 49-vjeç është arrestuar nga autoritetet italiane pas 20 vitesh i shpallur në kërkim.
Sipas mediave italiane Boraku akuzohet se ka trafikuar me gomone nga Shqipëria në Italia rreth 200 kg drogë. 49 vjeçari shqiptar u arrestua nga Policia e Cuneo në afërsi të Napolit.
Boraku rezulton se është dënuar nga drejtësia italiane me 8 vjet e 4 muaj burg, ndërsa ishte shpallur në kërkim pas operacionit të antimafias së Torinos i koduar “Besa” dhe i ekzekutuar në maj të 1997.
Sipas policisë italine, në gjurmët e shqiptarit kishin rënë prej dy muajsh ndërsa e kanë mbajtur në vëzhgim deri në finalizimin e arrestimit të tij. Ndërkohë kreu i Policisë së Cuneo, Emanuele Ricifari deklaroi se “ky qe një operacion mjaft i rëndësishëm që dëshmon se ngjarjet nuk mbeten në harresë.”/TCH
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...