Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Shullaz në Laç, aty ku banorët ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm prej 20 vjetësh. Ata thonë se janë të gatshëm të paguajnë edhe për rrjet ujësjellësi, pasi nuk po ia dalin dot më të mbushin ujë me krahë disa kilometra larg.
“Ka 20 vite që asnjë kryetar bashkie në Kurbin nuk ka sjellë ujë. Nuk na ka përkrahur njeri. Asnjë rrjet ujësjellësi nuk kemi. Ujë të pijshëm duam ne, tjetër nuk kemi”, shprehet një banor.
Ndërsa një banore e moshuar ankohet duke thënë: “Plakë po, ujë s’kemi, takat s’kemi, larg është… Vdiqëm”.
Ata nuk përdorin dot as ujin e pusit, pasi është i ndotur. Mungesa e ujit ka shkaktuar edhe probleme në pajisjet elektroshtëpiake, duke i detyruar banorët t’i ndërrojnë shpesh.
Përgjegjësi i Ujësjellës Kanalizimeve Kurbin, Vladimir Toda thotë se banorët e Shullazit do të futen në një projekt të ri që do të bëhet për gjithë qytetin, por për momentin mungojnë fondet.
UK Kurbin: Në një projekt të ri, që do të bëhet për gjithë qytetin, edhe për zonat përreth, normalisht do të futen edhe ata në këtë projekt.
Gazetarja: Por, që deri tani nuk është bërë gjë dhe pengesë kanë qenë fondet?
UK Kurbin: Normalisht , me pas fonde… A bëhet fjalë për lekë. Me bo me pas lekë e çojmë direkt ne.
Pra, banorëve të Shullazit u duhet të presin që një ditë të kenë edhe ata ujë të pijshëm. Ndërkohë duhet të vijojnë të mbushin ujë disa kilometra larg dhe t’i transportojnë me karrocë në të ftohtë e në të nxehtë./tvklan.al
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja