Seanca e të dielës “Shihemi në gjyq” ka qenë një ndër seancat më interesante dhe me të ndjekura ndonjëherë në këtë rubrikë të “Dielës Shqiptare”.
Kjo për faktin se historia e djeshme ishte një histori e konsumuar në publikun shqiptar dhe personazhet ishin të njohur dhe shumë interesantë.
Amedeo Baçi, romancieri shqiptar solli në studio ish –të dashurën Lumturi Kodra por në studio u bë pjesë edhe 20-vjeçarja Edona Paloka, e dashura aktuale e romancierit.
Paloka u kthye në këtë studio një vit pasi shkoi tek “Ka një mesazh për ty”, për t’i shprehur publikisht dashurinë Amedeo Baçit.
Këtë herë, akuzohej nga zonja Lumturi se po shfrytëzohej prej tij, dhe se 20-vjeçarja i kishte dërguar kësaj të fundit mesazhe shumë ofenduese.
Historia e tyre u bë e njohur pasi Kodra e akuzoi publikisht Baçin se i kishte zhvatur 15 mijë euro tek “Me zemër të hapur”. Pas disa deklaratash publike nga secili, ata u vendosën përballë njëri-tjetrit tek “Shihemi në gjyq”.
“Pse deri dje isha më e mira: “shpirt, zemër, e përjetshmja ime, dashuria ime, ti do të jesh në krahun tim e madhe, do të të bëj të madhe.”, thoshte Lumturia, kurse përgjigja e Amedeos ishte:
“Nëse unë i them zonjës Lumturi Kodra dhe 100 femrave të tjera që në krahun tim do të bëhen poetesha ose shkrimtare të mëdha, ç’të keqe ka?”
“Gjatë kësaj marrëdhënieje që kjo e quan dashuri kurse unë e quaj thjesht një marrëdhënie miqësie, dashuria ka qenë thjesht një perceptim, sepse unë zonjës Lumturi Kodra nuk i kam thënë kurrë në jetën time: “Ti amo”’
Sipas Lumturisë, kjo është një strategji nga ana e tij; duke mos i thënë asnjërës “të dua”, u zhvat paratë dhe mund të largohet i pafajshëm. Ajo tregoi se kur shoqet i thanë se Baçi bënte të njëjtën gjë me shumë gra të tjera, u lëndua tejmase.
Në fund, publiku i “Shihemi në gjyq” votoi pro Lumturisë, duke i dhënë asaj të drejtë.
E pyetur nga Gjebrea nëse e dashuron akoma Amedeon, Lumturi u përgjigj prerë:
“Jo, nuk ka dashuri pas një zhgënjimi. Unë i adhuroj romancat e tij, por unë pretendoj të më kthejë lekët, sikur edhe nga një herë në muaj.”
Në fund, i dhanë dorën njëri-tjetrit, ndërsa Eni Çobani shpjegoi se nga ana ligjore, akuzat e zonjës Kodra bien poshtë për shkak të mungesës së provave. /albeu.com
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...