Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka prekur edhe Kavajën, ku si pasojë janë plagosur 12 persona, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha për Ora News tha se në total janë 20 banesa që janë shembur, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar.
“Dëme materiale kemi goxha, janë 6 pallate të dëmtuar dhe 20 shtëpi private të shembura. Një pjesë nga pallatet janë dëmtuar edhe nga tërmeti i parë”, tha ai.
Krali tha se janë marrë masa edhe për akomodimin e të prekurve nga tërmeti.
“Kemi ngritur 3 qendra emergjente, kemi akomoduar edhe në hotel. Disa familjarë janë larguar tek të afërmit e tyre”, tha ai.
Në Kavajë ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama për të parë situatën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...