20 persona të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

17:54 | 21 Tetor 2022
E.H

20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 596 testime që janë bërë në Shqipëri.

Gjashtë raste pozitive janë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Skrapar, nga 2 qytetarë në Lezhë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 244 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,757 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme