20 ditë nga nisja e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me atë së çfarë u ndodhi shumë pallateve të banimit në lagje periferike, prokurohet kanë dalë në një konkluzion. Hetimi për pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90 dhe atyre 2000, ballafaqohen në një pikë: shumë prej tyre janë ndërtuar pa projekt zbatimi dhe me kate mbi lejet e kërkuara.
Kreu i akuzës tha se hetimi dokumentar pothuajse ka përfunduar, por fjalën e fundit përpara se të shkohet tek arrestimi i personave përgjegjës do e thonë ekspertët. Të gjitha dokumentet e marra si provë materiale nga prokurorët, janë tashmë në duart e ekspertëve.
Në media është publikuar një pjesë të konkluzioneve të ekspertëve të cilët kanë konstatuar se shumë pallate në Tiranë, të ndërtuara pas viteve 2000, nuk kanë asnjë dokument për zbatimin e punime në ndërtimin e objekteve si dhe shtimin e kateve, jashtë çdo kriteri ligjor të përcaktuar.
Konkluzioni i eksperteve ishte i mëposhtmi. “Për sa i përket procedurave tekniko-ligjore, gjatë zbatimit të punimeve për ndërtimin e objektit, në dosjen që na është vënë në dispozicion nga ana e prokurorisë, nuk kemi asnjë dokument për zbatim. Mund të vlerësojmë vetëm me anë të aktit të kolaudimit që këto dokumente janë hartuar, por fizikisht nuk kemi”.
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...