Mediat italiane vijojnë të shkruajnë në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për të marrë emigrantë nga Italia në vendin tonë.
Media prestigjioze “Rai.it” ka pyetur një nga ekspertët më të mirë për emigracionin në Itali, presidenti i Asgi, Lorenzo Trucco. Ai vjen nga Shoqata për Studime Juridike mbi Emigracionin dhe ka dhënë shpjegimin e tij për çështjen. “Të marrësh emigrantë kundër dëshirës së tyre, ky nuk është humanizëm. Përkundrazi, marrja e tyre kundër dëshirës është një tirani”, tha ai. “Sa iu takon këtyre emigrantëve, ata janë në territorin kombëtar italian e derisa gjenden në këtë territor, mund të përfshihen fare lehtë në sistemin e mbrojtjes publike, siç ndodh për të gjithë të ardhurit në Itali”, u shpreh Trucco.
“Në rastin e Dicioti-t ne si shoqatë kemi konstatuar shkelje të rënda. Jemi përpjekur të kontaktojmë me emigrantët për t’i vënë ata në dijeni për të drejtat që ata kanë sapo mbërrijnë në territorin e Italisë”, tha eksperti. Ai shton si zgjidhje edhe kujdesin e Kishës ndaj të ardhurve, kurse i mëshon fort idesë se derisa emigrantët janë në territorin e Italisë, ata kanë të drejta që sigurohen prej shtetit italian. “Emigrantët duhet të paraqesin një kërkesë, me anë të së cilës ata fitojnë të drejtat që i kanë në shtetin tonë”, vijoi më tej ai shpjegimin. Lorenzo Trucco shtoi se emigrantët janë nga Eritrea dhe se nga ky vend mund të mbrohen lehtë në të drejta, për shkak se rezulton se eritreasit kanë një mbrojtje të lartë në shtetin italian, me 70 përqind të kërkesave të tyre të pranuara. “Në rastin konkret kemi të bëjmë me emigrantë eritreas. Eritrea është një shtet, emigrantët e të cilit vend kanë marrë shumë ‘po’ për strehim në Itali dhe kanë fituar të drejta. Ata kanë të drejta ndërkombëtare që iu njihen, edhe sipas Konventës së Dublinit”, theksoi ai.
Më tej, gazeta e njohur italiane i bën pyetje zotit Lorenzo Trucco se çfarë mendon ai për marrëveshjen me Tiranën dhe përgjigja vjen menjëherë. “Këtu jemi jashtë çdo plani ligjor. Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian, prandaj po flasim për një zhvendosje në një vend të tretë që nuk ka gjithçka që është parashikuar në sistemin e përbashkët europian të azilit. Kërkesat për njohjen e mbrojtjes pra, një transferim në këtë vend mund të bëhet vetëm nëse migrantët bien dakord, asnjëherë kundër vullnetit të tyre. T’iu thuash emigrantëve eritreas në rastin konkret ikni në një vend që nuk ua plotëson as kushtet e ata të jenë të detyruar, kjo është tirani. Shqipëria? Është një teatër i absurdit, një sulm ndaj sistemit të azilit”, tha Trucco.
Më tej, gazeta pyet nëse emigrantët janë ndopak të informuar dhe nëse s’janë a duhen informuar. “Subjekti i informacionit është themelor, ata duhet të dinë se kanë të drejtën të kërkojnë azil sipas Kushtetutës, ne po përpiqemi të kontaktojmë me këta njerëz, sepse ata janë plotësisht të vetëdijshëm. gjithashtu u përpoqën të ktheheshin në Gjykatën Evropiane, për fat të mirë gjendja u zhbllokua “. Në lidhje me trajtimin që po iu bëhet atyre në Detin Mesdhe, teksa janë lënë në mëshirë të fatit, Lorenzo Trucco tha se duhen hetime./shekulli
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...