Dy anëtarë të një bande shqiptare që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike kërkohen nga policia britanike, ndërsa dy të tjerë janë vënë pas hekurave të burgut.
Aris Dema dhe Edjol Cani pranuan që furnizonin me kokainë zonat në Brighton dhe Hove. Ata u arrestuan në Dhjetor të 2016-s, së bashku me Orges Demën dhe Olsi Fizlaj që tashmë janë shpallur në kërkim.
Policia mendon se Dema është kthyer në Shqipëri, ndërsa Fizlaj jeton akoma në qytet. Arrestimi i katër shqiptarëve u krye disa muaj pasi mbaheshin në vëzhgim. Ata kërkoheshin për shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje. Edjol Cani dhe Aris Dema, pranuan krimet e tyre dhe u dënuan nga Gjykata e Kurorës së Hove. 28-vjeçari Dema pranoi që ishte marrë me shpërndarje kokaine. Ai u dënua me tre vjet burg.
Ndërkohë 23-vjeçari Cani u dënua me 3 vjet burg për shpërndarje lëndësh narkotike dhe 18 muaj të tjerë iu shtuan pasi u kap duke mbajtur armë pa leje. Dy të arratisurit tashmë, Orges Dema dhe Olsi Fizlaj, u shpallën në kërkim që në Shkurt të 2017-s pasi nuk paguan garancinë e lirimit të tyre.
Tani, autoritetet britanike kanë kërkuar sërish ndihmë për informacione në mënyrë që t’i kapin dy të arratisurit shqiptarë. Dema është i dobët, me flokë të zezë dhe sy kafe. Ai kërkohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Fizlaj njihet gjithashtu si “i holli”. Është i gjatë, me flokë të shkurtra të zeza dhe sy kafe. Ai kërkohet për të njëjtën akuzë si Dema, shkruan policia britanike./abcnews.al
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...