Sali Berisha deklaroi për mediat se Samiti i Ohrit, që do të mbahet nesër në kuadër të Ballkanit të hapur, është “një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon”.
“Unë dua të denoncoj takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë e cila synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon. Si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe tregut të përbashkët rajonal, në kuadër të nismës së Berlinit. Ky samit i Ohrit është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit”, tha Berisha.
“Mali i Zi po shkon të marrë pjesë sepse ka një kompozim, në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është serbofile. Por, Presidenti Gjukanovic e ka kundërshtuar anëtarësimin e vendit të tij në Ballkanin e hapur”, shtoi kreu i Partisë Demokratike./ A2
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...