Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt SPAK. Ditën e sotme atij pritet ti komunikohet akuza.
Sapo ka dalë nga banesa e tij, Berisha ka folur për mediat para se të shkonte drejt prokurorisë, ku e ka quajtur të gjithë hetimin e tij, një trillim politik, të organizuar nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij kërkon mandatin e 4.
“Unë dua ta bëj deklaratën time në SPAK. Jam më i motivuar se kurrë, për fitore dhe për të gjitha. Ky është trillim fund e krye. Trillim politik i Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim”,-tha Berisha.
Kujtojmë se kreu i PD-së ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 për çështjen e kompleksit “Partizani”./euronews
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin