Konfindustria vlerëson, se Shqipëria është e mundur të rikthehet në ritmet e zhillimit ekonomik të parakrizës së pandemisë Covid 19 jo më parë se 3 mujori i fundit të vitit 2022. Studimi në arritjen e përfundimit të mësipërm është kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë.
Shqipëria ka patur një rënie ekonomike në kufijtë 3-4% të PBB në vitin 2020, sipas të dhënave të institucioneve të ndryshme, përfshi edhe të dhënat zyrtare.
Rënia ekonomike është frenuar në masë të madhe nga rritja e ndjeshme e borxhit publik dhe ndihmat e huaja me rastin e tërmetit të vitit 2019 dhe përballimit të pasojave të Covid 19 si dhe flukse të mëdha financiare nga burime me origjinë të panjohur, kryesisht të investuara në sektorin e ndërtimit.
Studimi ka vlerësuar si faktorë pozitivë:- vazhdimësinë e rritjes së pritshme ekonomike të vendeve partnere në tregëti kryesisht BE, – vaksinimin masiv të popullatës të vendit, BE dhe rajonit me ndikim në industrinë e turizmit dhe sektorët e ndërlidhur si bujqësi, agro industri, shërbime, etj.gjatë vitit 2021-22.
Si faktorë negativë kryesorë, që rrezikojnë të vështirësojnë rritjen ekonomike të parashikuar, vlerësohen:- Borxhi i lartë publik, që varësisht vlerësimeve arrin deri në 100% të PBB (përfshi edhe kontratat PPP) ndërthurur me mbarimin e investimeve në rindërtim, – cmimet e larta të karburanteve dhe energjisë elektrike për biznesin, – mundësinë e pakësimit të të hyrave nga burime financiare të dyshimta si pasojë e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe masave shtrënguese të shteteve dalëse, etj. si dhe – shkalla e ulët e konkurueshmërisë së ekonomisë në nivel rajonal.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë