RENEA ka vrarë shtetasin Kostandinos Kaçifa, i cili qëlloi me armë kundër efektivëve të policisë.
35-vjeçari rreth orës 10 ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.
Kaçifa, që nuk njihej prej banorëve si person konfliktual, është larguar më pas në thellësi të fshatit dhe ka vijuar të qëllojë në drejtime të ndryshme, por edhe kundër policisë, që ishte vënë në ndjekje për disa minuta.
Policia po mban të rrethuar zonën ku mendohet të jetë fshehur agresori. Në ndihmë të forcave “Shqiponja” dhe shërbimeve lokale mbërritën me helikopter edhe forcat RENEA.
Banorët e Bularatit thonë se Kaçifa jeton në Greqi dhe se kishte disa ditë që kishte ardhur në Bularat. Ata i përshkruajnë të shtënat si momente tmerri. Megjithëse gjesti është kryer spontanisht, disa prej banorëve dyshojnë që i riu duhet ta ketë planifikuar më parë sulmin.
Ishte pikërisht Kostandin Kaçifa, ai që dekoroi një ditë më parë të gjithë fshatin me flamuj grekë./Top Channel/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës