Google ADS

Rama takon Borrell: Jemi gati të ulemi në tryezën e bisedimeve për anëtarësim, KE të mbajë premtimet

11:58 | 15 Mars 2022
V. S.

Pas takimit më përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka treguar se çka u diskutua në takim.

Përmes një konference për media, Rama tha se lufta në Ukrainë, roli i Shqipërisë në Këshillin Evropian dhe procesi i integrimit të Shqipërisë ishin pikat e diskutimit, raporton arbresh.info

“Kemi diskutuar mbi shqetësimin e madh që është krijuar nga lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Evropë. Kemi diskutuar edhe për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe qëndrimin e  Shqipërisë në të njëjtën lindje më BE-në në raport më agresionin rus mbi Ukrainën. Pjesë e diskutimit ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE dhe e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim. Qëndrimi ynë nuk është parimor në raport më një vend tjetër por është një qëndrim jetësor në raport më fëmijët tan dhe këtë atdhe që e kemi trashëgim”, tha Rama.

Rama, ka folur më ton të ashpër karshi ngecjeve që janë bërë për Sheperin drejt integrimeve në BE.

“ I takon Këshillit Evropian që sa më parë ta bëjnë, pasi po kalon kohë duket premtuar e duke mos mbajtur premtime. Të gjitha vendet tashmë janë të gatshme ti hapin bisedimet dhe bllokimi qëndron vetëm mes Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë”, tha Rama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme