Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro të shtunën zhvilluan një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e zonave bregdetare me fokus pastrimin e territorit.
Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro njoftoi se javën tjetër do të miratohen dy vendime për funksionimin e plazheve dhe pastrimin e territorit. Gjithashtu, ajo tha se të hënën të gjithë bashkive do t’u dërgohet një letër me rregullat e reja për menaxhimin e mbetjeve.
“Në Buxhetin e këtij viti është menaxhuar një grant shtesë”, u shpreh Kumbaro. Sipas saj, kauza e pastrimit është një kauzë kombëtare.
Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si “udhëkryq”, momentin në të cilin ndodhet vendi. Rama tha se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.
“Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie në nivelin e prefekturës po qe se nuk do të ndajë fondin. Nëse nuk do të kenë buxhetin do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin”, tha Rama.
Numri një i Qeverisë tha se bashkive që për shkak të pozicionit gjeografik kanë mbingarkesë mbetjesh në sezonin veror, do t’i jepen mbështetje për shkak se edhe popullata iu dyfishohet.
Prioriteti i projekt-buxhetit të vitit 2022, do të jetë menaxhimi i mbetjeve në të gjithë territorin.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kumbaro tha se do të jetë një urë që do të mbështesë zhvillimin e turizmit përmes agjencive qeveritare. Ministrja foli dhe për një fond rezervë, i cili do të vendoset në ndihmë të bashkive, por do të funksionojë në bazë të performancës së tyre.
Kur foli për prioritete, Kumbaro vuri theksin te bashkitë bregdetare.
“Në përgatitje të sezonit turistik, do të kemi një projekt për të rikualifikuar pikat hyrëse në kufijtë e Shqipërisë. Kjo, për t’u dhënë turistëve ndjesinë e mirë të parë, sa të hyjnë në vend”, përmbylli deklaratën Kumbaro.
Qeveria e zhgënjyer me menaxhimin e mbetjeve, presion bashkive
Më herët, Rama ka mbledhur kryebashkiakët e 61 bashkive, i cili shprehu zyrtarisht zhgënjimin me menaxhimin e mbetjeve në gjithë territorin. Ai bëri edhe paralajmërimin e radhës për bashkitë: “Asnjë buxhet i Këshillit Bashkiak nuk kalon nëse nuk është i përfshirë në të, pastrimi siç është kërkuar nga Qeveria”.
Për këtë, sipas Ramës, do të kujdeset ministrja Kumbaro, e cila jo vetëm do të monitorojë punën, por do të marrë pjesë edhe në mbledhjet e këshillave.
Madje, edhe vetë Rama, ka paralajmëruar se do të shkojë në mbledhje, nëse ka indikatorë që kryetarët nuk u përgjigjen kërkesave. Vetë ministrja nuk e mohoi se ka përmirësime, por sërish ka shumë punë për t’u bërë.
Planin e veprimit për pastrimin rrënjësor nga mbetjet në Shqipëri, ku prioritet është bregdeti, kryeministri Rama e prezantoi dy javë më parë, nga pylli i Sodës në Vlorë, ku u angazhua dhe vetë në pastrimin e zonës.
Ai u kujdes t’i tregonte ligjin kryebashkiakëve në të gjithë vendin, duke theksuar se askush nuk do të lejohet të krijojë pika të tjera të paligjshme grumbullimi.
“Asnjë bashki nuk do të lejohet që për, arsyet e mos arsyet, e për justifikime të pajustifikueshme, në vend që t’i çojë mbetjet e veta në pikën fundore të krijojë pika të tjera, të paligjshme grumbullimi. E për këtë, ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive, parashikon sanksione për vetë bashkitë”, u shpreh Kryeministri. /tch/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë