2 marsi në Lezhë edhe ketë vit duket se do të kalojë dhe në sheshin kryesor të ketij qyteti nuk do të vendoset shtatorja e heroit tonë kombetar.
Punimet për vendosjen e shtatores se heroit tone kombëtare Gjergj Kastriot Skenderbeut janë ndërprerë në mes pasi Bashkia e Lezhës nuk ka marrë leje për vendosjen e kësaj shtatoreje.
Në një komunikim të berë me drejtorin e IKMT Fran Mataj ky i fundit bën me dije se Bashkia e Lezhë ka nisur kërkesën për leje në diten që kishin nisur punimet ndaj Këshilli Kombëtare i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve. Fran Frrokaj kryebashkiak i Lezhës bën me dije se ndërprerja e punimeve është e padrejtë.
Me ndërprerjen e punimeve Lezha do ta mirëpresë diasporën me sa duket pa shtatoren e Skënderbeut kjo si pasojë e neglizhencës nga ana e Bashkisë Lezhë për një leje të vetme.
Kërkesa
Lënda Kërkesë për miratim të projektit
Drejtuar Znj. Arta Dollanj.
E nderuar
Me rastin e 575-vjetorit të ‘Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës’, së mbajtur më 2 mars 1444, Bashkia Lezhë ka planifikuar vendosjen e shtatores së Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu, përzgjedhja e së cilës është bërë nëpërmjet një konkursi publik në qytetin e Lezhës dhe në media. Bashkëlidhur po ju dërgojmë planvendosjen dhe projektin teknik të realizimit të tij. Pozicionimi i saj është hartuar në mënyrë që mos të cënohet monumenti i kulturës “Kisha e Shën Nikollit” dhe as mos të bllokohet pamja e saj nga hyrja e sheshit. Struktura e themelit e përdorur është bazament sipërfaqësor, pa patur nevojën e gërmimeve.
Kështu që nëntoka e Zonës A, të Parkut Arkeologjik Lezhë nuk dëmtohet, sepse e gjithë struktura do ndërtohet sipër brezit të betonit dhe kalldrëmit ekzistues të sheshit “Gjergj Kastrioti”.
Kërkojmë nga ana juaj aprovimin e projektit teknin dhe vendosjes së shtatores me qëllim që të vazhdohet me punimet për realizimin në kohë të tij.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...