Në konfliktin me 4 viktima dhe 2 të plagosur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, si dhe janë përdorur armë të cilat nuk janë gjendur ende nga policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve ku besohet se është filmuar e gjithë dinamika e ngjarjes dhe mund të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Gjithashtu marrja e dëshmive të dy personave që mbetën gjallë në këtë konflikt pritet të hedhë dritë dhe të çojë drejt zbardhjes masakrën.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe anëtarë të tjerë të familjes të cilët mund të ndihmojnë blutë për zbarhjen e konfliktit. Sherri mes familjeve Ferracaku – Gocaj, ka nisur pasditen e djeshme.
Konflikti ka vijuar më tej pak pas mesnate ku Ferracakët shkuan tek Gocajt për sqarim. Hotel Fantazia, ndodhet vetëm 50 metra larg hotel Gocajt. Largësia e vogel mes hoteleve ka futur në konflikt edhe familjet, të cilat kanë pasur pretendime për vënien e shezllonëve në rërë, raporton foxnews, transmeton portali arbresh.info
Fillimisht, sherri mes dy familjeve nisi në mesditë për të përfunduar në tragjedi pak pas mesante. Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërkohë që vëllai i Kujtim Ferracakut, 54-vjeçari Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari Elmilind Dyli, kanë marrë plagë në trup, por fatmirësisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...