Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat, ka bërë një analize vjetore të Ministrisë së Instrastrukturës.
Gjatë fjalës së saj Balluku u ndal tek aksi Tiranë-Durrës, për të cilën tha se do të jetë me tre korsi dhe se do të ketë edhe korsinë e emergjencës.
Ajo përmendi edhe projektin që do të lidhë Durrësin me Prishtinë.
“Një projekt i rëndësishëm është edhe ai që do të lidhë Durrësin me Prishtinën, një projekt hekurudhor shumë i rëndësishëm që mbështetet nga qeveritë dhe do të lidhë shqiptarët. Me përfundimin e studimit të fizibilitetit do të jemi të gatshëm për të hapur garën për të nisur më pas edhe këtë ëndërr të madhe të shumëpritur”, ka thënë Balluku.
“Do të ketë një korsi të plotë secila anë po ashtu edhe korsinë e emergjencës, nuk do të ketë shpronësime masive, por është parashikuar që do të ketë një zgjerim, do të kthehet me tre korsi të plota. Tiranë-Durrës është shumë më e rëndësishme. Në 5-vjeçarin e ardhshëm i gjithë ky rrjet do të jetë i integruar me njëri-tjetrin pasi këtij vit do të nisë edhe ndërtimi i Kashar-Lekaj. Jemi në fazën përfundimtare më koordinatorët. Baypass-i i Tiranës do të jetë rregulluesi dhe lidhës për shumë rrugë. Të gjitha projeksionet për Ministrinë e Turizmit dhe ajo e Infrastrukturës kanë ndryshuar shumë dhe ndryshojnë me vit dhe jo thjesht me 5-vjeçar apo dekada. Një komponent i rëndësishëm i transportit do t’i bashkohet edhe rrjeti hekurudhor. Sapo kemi marrë lajmin e mirë për vazhdimin e aksit me Durrës-Rrogozhinë. Të gjitha këto krijojnë një paketë të rëndësishme për transportin hekurudhor, ka ardhur momenti që të ketë alternime duke na dhënë mundësinë e një transporti modern”. /Abcnews.al.
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...