Sali Berisha do të njihet këtë të mërkurë me rezultatin e hetimeve për çështjen e kompleksit “Partizani”. Ai mbërriti me makinën e tij në ambientet e SPAK ku shoqërohej nga avokati i tij. Në një moment, Berisha doli dhe përshëndeti mbështetësit e tij që ishin mbledhur për të para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Nga aty, ai pati një deklaratë për shtyp, ku tha se SPAK e ka hetuar në tre breza, gjer te mbesat në një kohë që ato nuk kishin lindur ende. Hetimi sipas tij është kryer me urdhër politik për t’i shërbyer Edi Ramës.
“Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojmë atë me pjesën e trupit që ka më qejf, në dhe, në tokë. Prokuroria politike private e Edi Ramës, SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të brendshëm Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në tre breza, gjer te mbesat e dhe qysh prej një kohe kur ato nuk kishin lindur ende. Ata kanë hetuar veprimtarinë e PD duke filluar para 20 vitesh dhe deri tek kandidatët për kreytarë bashkie në zgjedhjet e vitit 2023. Por me urdhër politik mercenarët e prokurorisë politike të Edi Ramës mbajnë arrest antikushtetues kryetarin e opozitës në Shqipëri prej 255 ditësh pa asnjë fakt, dokument dhe dëshmi, përveçse me dëshirën, vendimin e Edi Ramës, kërkesën e tij publike në Kongresin e PS-së dhe asamblenë e PS si dhe me kërkesën publike dhe jopublike tashmë të njohur të zyrtarëve dhe të diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si Mcgonigal etj”, tha Berisha.
Ai shtoi se SPAK e la në arrest shtëpie në mënyrë të paligjshme dhe se hetimi ndaj tij zgjati sa një luftë botërore në një kohë kur dosja “Partizani” nuk ka asnjë çështje penale.
“SPAK, prokuroria private politike e Edi Ramës në dosjen e klubit Partizani, krijoi një piramidë mashtrimi, fshehu dhe manipuloi qindra dokumente publike, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg të paligjshëm shtëpie Sali Berishën me qëllimin e vetëm për t’i shërbyer Edi Ramës. Nga ky hetim që zgjati 4 vite sa një luftë botërore, rezulton se në dosjen Partizani nuk ka absolutisht çështje penale. Mungon fakti penal dhe shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë para publike, përkundrazi ka përfituar nga zbatimi i ligjit”, tha Berisha./tvklan.al
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...