Pas arrestimit të tifozit më të njohur shqiptarBallist Morina, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha.
Në llogarinë e tij në Facebook, Berisha bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij duke ftuar edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Theksojmë se ende nuk ka asnjë informacion nga autoritet shtetërore në lidhje me këtë pretendim të Berishës, por një postim gjihashtu nga faqia zyrtare e Ismail Morinës në “facebook” për ndalimin e tij në Kukës po qarkullon në media.
Postimi i plotë:
Rama me urdher te Beogradit arreston superfansin e kombetares tone Ismail Morina.
Kerkoj lirimin e tij urgjent.
Te dashur miq, me urdher te Edi Rames arrestohet sapo vuri kemben ne dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje per dronin qe leshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe qe harboi fare ultranacionalistet serb me ne krye serbomadhin Vuçiç.
Qe nga ajo kohe Ismail Morina eshte shnderruar ne njeriun me te persekutuar ne Ballkan. Rama dhe Vuçiç perkatesisht sherbimet e tyre sekrete kane montuar kunder Ballistit kurthe te ulta dhe sajuar akuza pa asnje baze.
Denoj me ashpersine me te madhe arrestimin e Morines dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tij. Ju beje thirrje te gjitha organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut te nderhyne per lirimin e tij te menjehershem dhe te denojne persekutimin politik te Morines nga binomi famekeq Rama-Vuçiç. /arbresh.info/
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të m...
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...