Presidentja e Komisionit Europian Ursula von Der Leyn në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama foli për integrimin e vendit, gjithashtu u pyet edhe lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Von der Leyen nuk pranoi të bëjë koment lidhur më këtë çështje, duke nënvizuar se bashkëpunimi me Shqipërinë për reformën gjyqësore nuk ka munguar. Ajo shtoi se është shumë e rëndësishme dhe se duhet bërë gjithë puna për t’u bërë shtet anëtar i BE.
“Sic e dini unë nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore, ne bashkëpunojmë më Shqipërinë dhe punojmë për reformën gjyqësore. Por kjo nuk ka të bëjë më çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për shtete anëtare. Që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse gjërat ecin siç duhet, ndoshta do të hapim të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit ardhshëm, prandaj ka arsye që të mos kemi një datë të saktë, por duhet bërë gjithë puna për t’u bërë shtet anëtar”, tha me tej presidentja e KE.
Kryeministri Rama nga ana e tij tha se Shqipëria është e bindur në rrugën e saj. “Duam që brenda kësaj dekade duam të jemi. Shqipëria është në rrugën e saj me Perëndimin”, tha Rama./abcnews.al/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...