Sot shënohen plot 23-vite nga vrasja më e bujshme në historinë politike të Shqipërisë, në të paktën këto 30 vite. 23 vite më parë, më 12 shtator 1998, u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personazheve më të rëndësishme të atyre viteve të parë pluralizmi në Shqipëri.
Sot, si çdo vit politikanë të ndryshëm përpiqen ta nderojnë kujtimin e Azem Hajdarit me postime në Facebook apo me një kurorë me lule te memoriali i tij, pikërisht në vendin ku ai u vra. Por të gjithë këta politikanë, në veccanti Berisha dhe Besha, janë shigjetuar me kritika të ashpra ndaj bija e tij, ish-deputetja Rudina Hajdari. Ajo ka kritikuat edhe Kryeministrin Rama.
“Ata që e zvarritën vendin në rrugëtimin e tranzicionit pafund politik, me qëllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratikë me synimin për ta vendosur shtetin në shërbim të interesave të tyre personale e familjare. Kështu për 30 vite, shteti, buxheti, pasuritë natyrore etj, nuk i shërbyen mirëqenies së përgjithshme por interesave të vetëm një grupimi i cili është pasuruar përtej çdo imagjinate, teksa shqiptarët ose janë varfëruar ose kanë emigruar ose ëndërrojnë të emigrojnë teksa ndiejnë se s’kanë të ardhme në këtë vend”, shkruan Hajdari në një letër shumë të ndjerë në këtë 23-vjetor të vrasjes së babait të saj.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...