Google ADS

Zbresin nga vinçi pas 15 orësh kërcënime për tu hedhur, burrë e grua nga Tirana

11:51 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Pas 15 orësh kërcënime nga maja e një vinçi tek diga e Liqenit Artificial, kanë zbritur burrë e grua e nga Tirana, Ferdinand dhe Teuta Sahatçi.

Skamja, mungesa e drejtësisë për pronësinë e shtëpisë, i ka detyruar ata të kërcënojnë për të dytën herë me hedhje nga vinçi.

Mjerimi, skamja, janë kushtet që e ka detyruar çiftin me fëmijë të mitur të marrë këtë vendim për jetë a vdekje për të dytën herë pasi ata jetojnë rrugëve ndërkohë që fëmijët u dhunohen nga kunata, që sipas tyre, u ka uzurpuar shtëpinë.

Teuta Saraçi, ish e persekutuar, tha se “më persekuton kunata ime Alba Saraçi dhe më ka nxjerrë nga shtëpia. Ajo ka bërë një urdhër mbrojtje për burrin tim. Por unë nuk kam mundësi që ta mbaj atë me bukë. Unë kam njoftuar të plotfuqishmin e zonës në Kombinat por ai s’e ka vënë ujin në zjarr. Por vetëm ka mbajtur krahun e Alba Saraçit, e cila më dhunon fëmijët prej 4 vitesh, të gjitha këto janë të regjistruara, policia hesht dhe mban krahun e Albës dhe të babait të saj.

Para 4 ditësh kemi debatuar se unë plaçkat e shtëpisë i kam blerë me kredi bankare dhe ajo donte të më hidhte plaçkat jashtë shtëpisë; ajo shkoi në polici dhe i dhanë urdhër mbrojtje. Nuk kam besim tek asnjëri sepse asnjë nuk e ndihmoi familjen time. Asnjë nuk ka bërë asgjë, bashkia s’ka bërë asgjë, s’ka ardhur asnjëherë, kemi 1 vit pa drita, sepse ajo Alba kishte një konsum të lartë dhe iku për në Itali dhe i la pa paguar.

Ju mund të merrni në dëshmi edhe fëmijët nëse në gënjejmë, janë të vërtëta. Ata na duan neve të vdekur, ato kërkojnë lekë me dhunë. Shteti jo vetëm që nuk më ndihmon por më torturon akoma. Shteti i jep të drejtë një mostre, një krimineli që torturon 2 fëmijë të vegjël. Shteti i dha të drejtë një krimineleje, unë prej 4 ditësh jam rrugëve, fle në lulishte.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme