Google ADS

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas bullizimit në Shqipëri, reagon Balla: Asnjë justifikim ndaj dhunës

20:47 | 5 Janar 2024
KRG

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se duhet bërë gjithçka për eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri.

Komentet Balla i bëri përmes një reagimi në rrjetet sociale, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku 41-vjeçarja Bedrije Loka u vetëvra pas bullizimit që i bëhej përmes një llogarie me emrin e saj në Tik Tok.

Balla tha gjithashtu se nuk duhet të ketë asnjë justifikim ndaj dhunës me bazë gjinore, as në shtëpi, as në vendin e punës dhe as në jetën publike.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Të ngjashme