Shqipëria është gati t’u përgjigjet emergjencave të vecanta siç janë ato kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare.
Ekspertët e Bashkimit Europian dhe qëndrës së ekselencës kanë trajnuar tashmë disa nga stafet, ndërsa urgjenca Kombëtare është pajisur me të gjitha mjetet për të reaguar në çdo situatë.
“Ky projekt na garatoi 220 mijë euro bazë materiale, të gjitha uniformat për të hyrë në zona të ndryshme, një tendë dekonataminimi në rast të një aksidenti kimik ose biologjik, të cilat janë të domosdoshme për ndërhyrjen e menjëhershme në vendngjarje”, tha Skënder Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare.
Për ekspertët, fuqizimi i kësaj strukture nuk do të thotë përgatitje për luftë.
“Unë nuk mendoj se ne presim, katastrofa nukleare kimike apo biologjike, por historia njerëzore ka treguar se ato ndodhin dhe gjëja e rëndësishme është që ne të jemi të përgatitur jo vetëm në përgjigje, por të kemi dhe një rrjet që të identifikojmë shpejt kur ndodhin dhe të parandalojmë numrin e rasteve dhe përhapjen e tyre”, tha Mark Salter, ekspert i Qendrës së Ekselencës në BE.
“Përsa i përket këtyre lloj emergjencave, është një sektor që se kemi patur në këtë nivel, kemi gjithmonë idenë se kur ndodhin, ndodhin në luftra, po sa magazinime lëndësh kimike kemi, sa transporte kemi sa prodhues kemi të cilat në çdo hallkë mund të shkaktojnë aksidente të tilla për dëmtimin e qytetarëve”, tha Brataj.
Trajnimi i parë që po zhvillohet në kryqytet ka mbledhur stafe nga spitalet rajonale, Instituti i Shëndetit Publik, Zjarrfikësja, ndërsa janë bashkuar dhe dy delegacione nga Mali i Zi dhe Bosnjë Herecegovina./eruonews.al
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...