Sipas sondazheve të bëra nga “Barometri”, në Euronews Albania shumica e qytetarëve shqiptarë rreth 42.9 % kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë dhe negativ (68.1 %) për punën e opozitës.
Ajo që vihet re në këto vlerësime është se ato përputhen me qasjet e tyre politike bazuar në mënyrën si kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare .
Për shembull: Ata që përbëjnë shumicën e atyre që vlerësojnë punën e qeverisë kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhje (79 % e atyre që kanë votuar partinë socialiste kanë vlerësim pozitiv për punën e qeverisë) dhe e kundërta 73% e atyre që kanë votuar opozitën kanë vlerësim negativ për punën e qeverisë.
Nga ana tjetër 85 % e atyre që kanë votuar Partinë Socialiste kanë vlerësim negativ për opozitën dhe 21 % e atyre që kanë votuar PD dhe aleatët kanë vlerësim pozitiv për opozitën.
Ajo që është interesante është fakti se 76 % e atyre që nuk e identifikojnë për kë kanë votuar vlerësojnë negativisht punën e opozitës. /Euronews.al
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...