Lëvizja Atdhetare “Krahët e Shqipes” organizoi një protestë në Sheshin “Skënderbej” për arrestimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj në Tiranë, për llogari të gjykatës speciale.
Pjesëmarrësit në protestë kërkuan lirimin e Goxhajt.
“Është e turpshme, e patolerueshme, një idealist si Dritan Goxhaj të degradohet dhe nga kush? Nga shteti shqiptar”, tha njëri nga protestuesit.
Sipas protestuesve, arrestimi i Goxhajt është i padrejtë dhe cenon fjalën e lirë.
“Në qoftë se unë dhe Dritani do kishim rënë në luftë ne do ishim dëshmorë, do ishim heronj, ndërsa sot Dritani shkon para drejtësisë për padrejtësinë që po i bëhet. Po synohet të dënohet çështja jonë kombëtare dhe ky është turp, si për opinionin dhe për drejtësinë shqiptare. Vepra e UÇK-së është liria e Kosovës”, theksoi ai.
Dritan Goxhaj u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me qëllim ekstradimin në Hagë me akuzën e pengimit dhe frikësimit të personave që kryejnë detyra zyrtare./abcnews.al
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...
Itali, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në grevë...
Bislimi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, legjitim...