Sekretariati për Etikën në Kuvendin e Shqipërisë ka përjashtuar shtatë deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Luan Baçi, Asllan Dogjani, Bledion Nallbati, Lefter Gështenja, Isuf Çela dhe Xhelal Mziu.
Ishte Partia Socialistë që iu drejtua “Etikës” me firmat e shtatë deputetëve të mazhorancës.
Socialistët thanë se deputetët e Partisë Demokratike prej më shumë se dy muajsh me sjelljet e tyre kanë cënuar zbatimin e rregullt të seancave plenare, si dhe janë konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës, duke hedhur flakadanë e kapsolla në sallën e Kuvendit të Shqipërisë
Përjashtimi me 10 ditë duket se do të jetë i fundit për deputetët e PD, pasi me miratimin në 14 dhjetor të ndryshimeve të propozuara nga socialistët të rregullores së re të Kuvendit për raste të ngjashme, demokratët do të përjashtohen deri në dy muaj nga punimet e Parlamentit./tvklan.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...