Këtë të enjte në emisionin Opinion janë publikuar materiale ekskluzive mbi takimet sekrete të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në materialet që ka Opinion tregohen se si ndërthureshin planet për eliminimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Më poshtë do të lexoni takimin mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hazbiu dhe bisedat e tyre për shkrimtarin Ismail Kadare.
Sipas bisedës ata dyshonin se shkrimtari me famë botërore në atë kohë spiunonte për francezët. Po ashtu tregohet dhe se si ishte penguar vizita e Kadaresë në Francë.
Pjesë nga biseda mes Enver Hoxhës dhe Kadri Hazbiut
Kadri Hazbiu: Drejtim tjetër, mendoj unë, shoku Enver janë funksionarët e ambasadës franceze në Tiranë.
Enver Hoxha: Kush, francezët?
Kadri Hazbiu: Po edhe francezët mund të jenë futur në punë spiunazhi kundër nesh.
Enver Hoxha: Janë implikuar në këtë çështje?
Kadri Hazbiu: Një herë mundësia është, se lidhjet me foni me Mehmet Shehu, në qoftë se ky ka pasur një aparaturë të tillë duhet t’i mbante me francezët, për arsye se survejimi ka pas frikë që disa herë francezi gjoja për të dëgjuar muzikë, shkonte nga Shën Prokopi. Edhe drejtimi i antenave të radiolidhjes që ne vajtëm i pamë me shokun Ramis në shtëpinë e Mehmet Shehut, mendoj ka qenë. Një kjo. E dyta, kam frikë se francezët mund të kenë pasur si ndërlidhës dhe me Ismail Kadarenë.
Enver Hoxha: Cilin? Ismail Kadarenë?
Kadri Hazbiu: Po, po, Ismail Kadarenë. Nuk e di nëse ju ka rënë juve në sy që shtypi francez tani…
Enver Hoxha: Jo vetëm që më ka rënë në sy, po e pe ç’ka bërë tjetër shtypi francez? Libraria që ndodhet përpara ambasadës sonë në Paris një vitrinë të tërë ia ka kushtuar Ismail Kadaresë. Atje pyetën ambasadorin tonë se çfarë kritike i keni bërë ju Ismail Kadaresë në lidhjen e Shkrimtarëve? Megjithatë unë mendoj se Ismail Kadareja s’është nevoja t’i bëjë këtu, në Shqipëri, takimet me francezët, se kushedi sa herë ka shkuar ai në Paris, ku është takuar me Fajarin e me të tjerë.
Kadri Hazbiu: Ky është një drejtim i mundshëm, prandaj rrethi i tij mendoj se duhet parë me kujdes, shoku Enver.
Enver Hoxha: Duhet kujdes, duhet Kadri, se ai do të na bëhet nesër një disident, në qoftë se ne do ta lejojmë këtë njeri të vejë në Francë dhe ky do të përpiqet të gjejë shumë arsye për të vajtur. Një nga këto arsye mund të jetë filmi që ka nja pesë vjet që flitet se po përgatitet, kurse në pesë vjet mund të xhirohen dhjetëra filma dhe jo të mos bëhet dot nga ana e francezëve një film si ai për “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, që nuk kërkon as senat ë mëdha. Ky film është si një tryelë që francezët e kanë ngulur te ne për të varur kapelën e Ismail Kadaresë. Tani na vihet problemi do ta lejojmë ne Ismail Kadarenë të vejë në Francë? Atë e kish ftuar Fajari, gjoja për të shtypur një libër që ka dërguar atje. Po ne nuk e lejuam Ismailin të vente. I thamë përse dëshiron të vesh? Librin francezi e shtypi natyrisht pa e pyetur fare këtë dhe s’kishte pse ta pyeste, po patjetër që e ka thirrur t’i thoshte diçka për Mehmet Shehun.
Kadri Hazbiu: Kështu është, shoku Enver.
Enver Hoxha: T’i thoshte për Mehmet Shehun ç’është gjithë kjo histori, ti tregonte njëçikë për Ministrinë e Jashtme.
Kadri Hazbiu: Mundet që të jetë realizuar edhe ndonjë lidhje nëpërmjet këtij. Në drejtim të francezëve unë kam këtë dyshim shoku Enver që…
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit